-sidi education-spot_img
6.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Olsian Çela: Puna e SPAK-ut analizohet nga institucionet e tjera, jo nga unë

Kryesoret

Kryeprokurori i përgjithshëm Olsian Çela, pas raportit që paraqiti ditën e sotme Këshillin e Lartë të Prokurorisë, në një dalje për mediat tha se nuk është ai që analizon punën e SPAK, por janë institucionet e tjera që e kanë këtë detyrë.

Ai tha se janë bërë disa propozime për ndryshime ligjore në mënyrë që të rritet llogaridhënia e prokurorëve në vend.

Unë ushtroj detyrën sipas ligjin. SPAK-u analizohet nga institucionet e tjera dhe jo nga prokurori i përgjithshëm. Kemi bërë disa propozime për ndryshime ligjore. Këto kanë të bëjnë më rritjen e llogaridhënies së prokurorëve. Kemi artikuluar propozime që të vijnë sa më shumë magjistratë në sistem përmes vitit të tretë të shkollës. Kështu do të riparohej disi ky dëme. Kështu do të plotësonim në mënyrë më optimale këto mungesa.

Ndër të tjera ai tha se duhet të rishikohet roli i gjyqtari i seancës paraprake dhe kompetencat e tij pasi shpesh herë shfaqet si prokuror.

“Nuk e kritikova. Ajo që konstatova është që roli i gjyqtarit të seancës paraprake është i rëndësishëm por ka nevojë për rishikim. Nuk është përgjegjës për hetimin por kontrollues të hetimit. Na duhet një zgjidhje ligjore pa ngarkuar më tej ligjin. Kemi gjetur gjuhën e bashkëpunimit për ti trajtuar më shpejt, por ndihmon dhe prokurorinë e policinë e shtetit.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit