Zëvendësministri i Jashtëm rus Sergei Ryabkov thotë se vendimi i Finlandës dhe Suedisë për t’u bashkuar e NATO-n do të kishte pasoja të gjera, raportojnë agjencitë ruse të lajmeve.
Ai thotë po ashtu se e gjithë situata globale do të ndryshojë rrënjësisht si rezultat i lëvizjes.
Ryabkov tha se Finlanda dhe Suedia nuk duhet të kenë iluzione se Rusia thjeshtë do ta pranojë vendimin e tyre, raporton Interfax.
Më herët Kremlini është shprehur se anëtarësimi i Finlandës dhe Suedisë do të ishte gabim.