Një tjetër aksident i rëndë është shënuar në Dhërmi, pasditen e kësaj të marte.
Dy automjet janë përplasur me njëri-tjetrin, një kamion dhe një betonire. Mësohet se shoferi i betonierës është hedhur nga mjeti. Mësohet se ai ka pësuar disa lëndime në këmbë.
Gjatë përplasjet betoniera ka përfunduar në kanalin anësorë të rrugës. Ende nuk dihen shkaqet e aksidentit.
Ndërkohë që një aksident me pasoja fatale u shënua ditën e djeshme në Orikum, ku dy të rinj ndërruan jetë pas përplasjes me kamion.