-sidi education-spot_img
10.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Balla: Meta dhe Saliu nuk kanë për të zgjedhur President, hajde flasim për emrat

Kryesoret

Sot u mblodh konferenca e kryetarëve për të vendosur raundin e dytë për zgjedhjen e kreut të shtetit. Taulant Balla propozoi që raundi i ri të jetë në datë 23 maj në orën 18:00. Kryetari i grupit socialist shprehu gatishmërinë për t’u ulur dhe diskutuar jo vetëm kriteret, por edhe emrat.  

Saliu dhe Ilir Meta, ata të dy jo, nuk kanë për të zgjedhur ndonjëherë president. Mblidheni grupin parlamentar dhe hajde me 4 emra. Unë e kam bërë këtë, i kam marrë emrat, ku i dihet mund të qëllojë që nga emrat, mund t’ju pëlqejë dikush. Po tani, cfarë, t’jua çoj me letra unë? Hajde ulemi.

Ju keni vendosur kusht që shumica të mos ketë të drejtë të propozojë. Kjo është formulë për avokatin e popullit. Zoti Alibeaj, merrni të mirën e asaj që propozoi Mediu, pa dashur të konsiderohet si diversion. Ulemi katër kryetarët e grupeve dhe të flasim për këtë gjë dhe flasim.

Doni pak kohë? E lëmë pasdite. Nesër, nesër pasdite. Përgjigja është, gati të ulemi kur të doni ju, cfarë do propozimi që doni ju. E fillojmë nga të doni dhe si të doni ju. Por më mirë një proces që çojë te emrat sa më shpejt.

Se kjo historia që ju e konsideroni një “patate” të nxehtë që nuk doni të merreni dhe i shmangeni, më gatishmëri se kjo. Por nuk kemi nga ja mbajmë, ka nisur numërimi mbrapsht. Hajde ulemi, se kështu me telegrame….nuk të shkruaj dot SMS” tha Balla.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit