15.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

BE miraton IPARD III, 112 milionë euro për bujqësinë shqiptare

Kryesoret

Bashkimi Evropian (BE) miratoi programin e IPARD III me një vlerë prej 112 milionë euro që do të vihet në dispozicion të bujqësisë shqiptare. 56% më shumë se buxheti i vënë në dispozicion në Programin e vitit 2018, IPARD II.

Lajmi u bë i ditur nga vetë ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Frida Krifca, e cila njoftoi se këtij buxheti do ti shtohet edhe financimi i Qeverisë shqiptare prej 34 milionë euro, duke e çuar fondin në total prej 146 milionë eurosh.

“Miratimi i programit IPARD III nga Bashkimi Evropian. Në fund të vitit 2018 ne çelëm IPARD II duke i dhënë mundësinë bujqësisë shqiptare të përjetojë në hov zhvillimi si kurrë më parë, në sera të reja, agroturizëm, pika grumbullimit, traktorë e mjete të tjera mekanike etj”.

“Janë punësuar njerëz. Janë mbështetur startup-et. Janë rritur standartet dhe cilësia e prodhimit”, vijoi më tej ministrja.

Buxheti prej 146 milion Euro i IPARD III përpos katër masave ekzistuese të investimeve në fermë, agropërpunim, diversifikim të fermës dhe asistencë teknike do të financojë dhe pesë masa të reja të cilat ndihmojnë Shqipërinë të përmbushë angazhimin e marrë në deklaratën e Sofjes për Axhendën e Gjelbër në Ballkanin Perëndimor.

Krifca u shpreh se këto masa ndihmojnë që bujqësia, blegtoria, peshkimi, akuakultura dhe zhvillimi rural të mund të zhvillohen në një mënyrë të qëndrueshme duke respektuar natyrën nëpërmjet integrimit të masave agromjedisore, mbrojtjes së pyjeve dhe ruajtjes së mjedisit, zhvillimit të bujqësisë organike.

Fjala e kryeministrit Rama

I pranishëm në prezantimin e programit ishte edhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, i cili tha se fermerët e kanë të sigurt që produkti i tyre shitet.

“Fermerët sot punojnë të qetë sepse e kanë prodhimin e tyre të shitur. Rruga e vjetër e të punuarit vetëm e të dalurit vetëm në treg nuk funksionon më, duhet bashkim forcash. Jo bashkim forcash si dikur, po bashkim forcash ku tjetër kush e punon tokën, tjetërkush e ofron farën, tjetërkush bën grumbullimin dhe të gjithë më pas bëjnë shitjen”, i tha Rama.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit