-sidi education-spot_img
26.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Doda për zgjedhjen e Presidentit: A ka mundësi të futemi në një proces real?

Kryesoret

Deputetja Mesila Doda nga mbledhja ku po zhvillohen negociatat maxhorancë-opozitë për zgjedhjen e presidentit të ri, pohoi se çdo raund që ikën pa zgjedhjen e kandidaturave, është një mundësi e humbur për ta zgjedhur atë në mënyrë konsensuale.

Doda bëri thirrje që të ngrihen mbi palët politike dhe të futen në një proces real.

“Ky parlament ka një histori ka dhe një memorie të vetën, besoj që çdo raund pa kandidat për president është një mundësi e humbur për të zgjedhur një president. Nuk besoj që politika nuk e ka këtë fuqi. S besoj që kemi kundërshtim me kriteret e vendosura. Ajo që unë propozoj është vetëm një gjë, a ka mundësi të futemi në një proces real? Kemi momentin te japim një rezultat të mirë përpara shqiptareve”, u shpreh Doda.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit