Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu, gjatë vizitës së saj në spatialin “Shefqet Ndroqi”, ka bërë me dije se kompozitori i njohur Limoz Dizdari është jashtë rrezikut për jetën.
Manastirliu ka vlerësuar punë fantastike të mjekëve të cilët kanë kryer një ndërhyrje të vështirë.
“Jam shumë e emocionuar, sinqerisht keni bërë një punë fantastike. Bravo. Keni vënë edhe muzikën e vetë. Mjeshtri Dizdari tashmë është mirë. Jemi rikthyer ashtu të fortë, si dikur. Jam falenderuese, isha e bindur që do t’ja dilnit, falë përkushtimit tuaj, falë profesionalizmit tuaj, patjetër edhe vullnetit të Limozit që nuk i mungon, për t’ja dalë”, ishte vlerësimi i Manastirliu.Ndërkohë mjekët e spitalit “Shefqet Ndroqi” kanë shpjeguar se ndërhyrja ka qenë delikate dhe e kryer ne kushtet e intubimit, ku i janë vendosur 4 stenda kompozitorit të njohur”, u shpreh Manastriliu.