Arben Mërkuri (Ismaili) 48-vjeç, i cili mbeti i vdekur pas një atentati në qendër të Sukthit mbrëmjen e së mërkurës, mësohet se është një person me precedentë të mëparshëm penalë në fushën e narkorikëve.
Po ashtu, mësohet se ai është një emër i njohur për Policinë e Shtetit, kjo pasi ai ka qenë i përfshirë edhe në dhunën e ushtruar ndaj biznesmenit amerikano-libanez, Faadi Mitri pranë kryqëzimit të Laknasit, pasditen e 10 shtatorit 2016 për shkak të investimit që po kryente në zonën e Gjirit të Lalzit. Ai kishte pseudonimin Maneci dhe dyshohet edhe si vrasës me pagesë.
Shërbimet e Policisë kanë rrethuar zonën dhe vijon krehja e saj, për te bërë të mundur kapjen e autorit. Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, ndodhet në vendngjarje dhe po punon për fiksimin e çdo prove të vlefshme që do t’i shërbejë hetimit, me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorit.