Sekretari SHBA-ve, Antony Blinken fajësoi pushtimin rus të Ukrainës për rritjen e pasigurisë ushqimore në botë.
“Kishte një gjendje paraekzistuese, si të thuash, kur bëhet fjalë për pasigurinë ushqimore në shumë vende. Është përkeqësuar në mënyrë dramatike nga agresioni rus kundër Ukrainës, duke shtuar 40 milionë njerëz të tjerë tek ata që janë të pasigurt ushqimor”, tha Blinken në komentet para një takimi me ministrin e Jashtëm pakistanez Bhutto Zardari.
Blinken është në Nju Jork për të marrë pjesë në një ministror mbi sigurinë ushqimore pasdite.
“Ne po bashkohemi… për të parë hapat konkretë që mund të ndërmarrim për të adresuar çështjet e pasigurisë ushqimore, për të ndihmuar njerëzit në nevojë në mbarë botën,” tha Blinken.