Ministria e Jashtme e Rusisë ka bërë me dije, se 27 diplomatë spanjollë duhet të largohen nga Rusia brenda një jave.
Më herët ministria ka dëbuar 34 persona staf diplomatik nga Franca dhe 24 nga Italia. Kjo në përgjigje të lëvizjeve të ngjashme nga këto vende.
Muajin e kaluar, Rusia dëboi 45 diplomatë polakë dhe 40 gjermanë. Po ashtu njoftoi lëvizje të forta kundër Finlandës, Rumanisë, Danimarkës, Suedisë, Norvegjisë dhe Japonisë, ndër të tjera.