Gazeta italiane La Repubblica shkruan se marrëveshjen e fundit, Amerika po e humbet luftën në Iran.
“Dhjetë pikat gjithashtu parashikojnë përfundimin e sanksioneve ekonomike kundër Teheranit, pagesën e riparimeve për dëmet e shkaktuara nga lufta dhe anulimin e rezolutave të OKB-së dhe Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike, të shoqëruara natyrisht me angazhimin amerikan për të mos sulmuar më vendin.
Nëse kjo është baza e marrëveshjes, bëhet e vështirë të kuptohet pse Trump dëshironte luftë dhe si mund ta pranojë Izraeli këtë përfundim. Kreu i Shtëpisë së Bardhë do të përgjigjet se negociata do të nisë edhe nga 15 pikat e tij, shumë më ndëshkuese për Republikën Islamike, dhe nëse nuk gjendet një pikë takimi, sulmet do të rifillojnë.
Ndërkohë që presim të shohim nëse dy javët e ardhshme do të prodhojnë këtë zgjidhje, sigurisht për momentin presidenti amerikan ka pranuar një armëpushim që i ofron shumë pak ose asgjë nga ajo që kërkonte natën e fillimit të bombardimeve” thuhet mes të tjerash.









