Është publikuar foto e 48-vjeçarit Arben Mërkuri, i cili mbeti i vrarë me armë zjarri mbrëmjen e së mërkurës në qendër të qytetit të Sukthit.
48-vjeçari, me precedentë të mëparshëm penalë në fushën e narkotikëve, si dhe i përfshirë në dhunën e ushtruar ndaj biznesmenit amerikano-libanez, Faadi Mitri pranë kryqëzimit të Laknasit, pasditen e 10 shtatorit 2016 për shkak të investimit që po kryente në zonën e Gjirit të Lalzit. Ai kishte pseudonimin Maneci dhe dyshohet edhe si vrasës me pagesë.

Ndërkohë, nga të dhënat e para, dyshohet se autorët janë larguar me një makinë tip Benz GLE. Shërbimet e Policisë kanë rrethuar zonën dhe vijon krehja e saj, për te bërë të mundur kapjen e autorit.
Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, ndodhet në vendngjarje dhe po punon për fiksimin e çdo prove të vlefshme që do t’i shërbejë hetimit, me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorit.