-sidi education-spot_img
8.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

AKEP “ngre duart lart” para rritjes së çmimeve nga Vodafone: I vendosin vetë tarifat

Kryesoret

Autoriteti i Komunikimeve Elektronike dhe Postare, AKEP, ka reaguar për 5pyetjet.al për njoftimin e lëshuar nga operatori më i madh i telekomunikacioneve në vend, Vodafone Albania, se duke nisur nga data 28 maji do të rrisë me 100 lekë në muaj të gjitha tarifat e planeve për klientët e segmentit konsumator, për shërbimet fikse me kontrata standarde 12 dhe 24 mujore.

AKEP pranon se është informuar nga Vodafone për këto ndryshime. Ndërkohë që “ngre duart lart”, duke theksuar se kompanitë celulare kanë të drejtë të vendosin vetë tarifat e shërbimeve të komunikimeve elektronike publike të ofruara për pajtimtarët. Pas rritjes së çmimeve, AKEP shprehet se qytetarët mund të ndërpresin kontratën nëse nuk janë dakord.

“Bazuar në dispozitën e mësipërme sqarojmë se qoftë pajtimtarët me kontratë me afat të pacaktuar ashtu edhe ata me kontratë të caktuar mund të ndërpresin kontratën pa penalitet në çdo kohë, nëse sipërmarrësi propozon ndryshime për të cilat ata japin dakortësi”.

Reagimi i plotë i AKEP

“1.Shoqëria Vodafone Albania sh.a bazuar në Rregulloren Nr. 27 datë 21/09/2012, “Mbi Publikimin e informacionit për tarifat si dhe kushtet e aksesit dhe përdorimit të shërbimeve të komunikimeve elektronike publike” ka njoftuar AKEP se planet Standarde me Kontratë 12 dhe 24 mujore, segmenti konsumator, do te pësojnë ndryshime duke rritur tarifën bazë, si edhe ky ndryshim nuk prek planin ne vetvete, komponentet dhe kushtet kontraktore vijojne te mbeten po te njëjtat.

Vodafone ka informuar AKEP se ka kryer njoftimet për pajtimtarët nëpërmjet mjeteve të informimit publik në faqen zyrtare të shoqërisë si edhe njoftim individual nëpërmjet sms secilit pajtimtarët. kjo ne zbatim te nenit 11 të Rregullores për Mbrojtjen e Konsumatorit e cila përcakton se “Sipërmarrësit që ofrojnë shërbime të komunikimeve elektronike publike, kanë detyrim të publikojnë në faqet e tyre të internetit termat dhe kushtet e përgjithshme të kontratës tip që do të aplikojnë dhe çdo ndryshim të tyre të paktën 30 ditë përpara hyrjes në fuqi. Publikimi në faqen ëeb kryhet nga sipërmarrësi në një seksion lehtësisht të aksesueshëm dhe dallueshëm nga konsumatorët/pajtimtarët”.

2. AKEP mbikëqyr kontrollon dhe monitoron veprimtarinë e sipërmarrësve, duke u kujdesur për respektimin e kuadrit ligjor edhe rregullator për mbrojtjen e të drejtave të konsumatorëve, bazuar edhe tek rregullorja e konsumatorit. AKEP nuk paragjykon arsyet ose argumentet qe sipërmarrësit sjellin ne funksion të njoftimeve. AKEP sigurohet që ndryshimet kontraktore të jenë në përputhje me afatet dhe legjislacionin në fuqi.

3. Lidhur me rritjen e tarifës bazuar nenit 53 (pika 1) të ligjit 9918/2008, Vodafone Albania si dhe çdo sipërmarrës tjetër i rrjeteve/shërbimeve të komunikimit elektronik publik, ka të drejtë të vendosë vetë tarifat e shërbimeve të komunikimeve elektronike publike të ofruara për pajtimtarët, të cilat nuk janë objekt rregullimi nga AKEP.

Pavarësisht se sipërmarrësit kanë të drejtë të përcaktojnë apo ndryshojnë tarifat e shërbimeve të ofruara (që nuk janë objekt rregullimi nga AKEP), sipërmarrësit kanë disa detyrime ligjore, nënligjore dhe kontraktuale në lidhje publikimin e ndryshimit të tarifave si dhe me njoftimin e pajtimtarëve dhe AKEP për këto ndryshime. Rritja e tarifave nuk përben shkelje nëse zbatohen detyrimet ligjore të përcaktuara në nenin 99 të ligjit.

Bazuar në dispozitën e mësipërme sqarojmë se qoftë pajtimtarët me kontratë me afat të pacaktuar ashtu edhe ata me kontrate te caktuar mund të ndërpresin kontratën pa penalitet në cdo kohë, nese sipermarresi propozon ndryshime per te cilat ata japin dakortesi.

Sipërmarrësit kanë detyrimin ligjor për informuar pajtimtarët se kanë të drejtë për t’u tërhequr nga kontrata pa penalitet ne rast se nuk shprehin dakortësine për këtë ndryshim, kjo bazuar në pikën 3 të nenit 99, të ligjit 9918/2008 “Për komunikimet elektronike ne RSH” i cili parashikon: “Pajtimtarët kanë të drejtë të tërhiqen nga kontrata pa penalitet përkundrejt njoftimit të modifikimit të kushteve kontraktore të propozuara nga sipërmarrësi që ofron rrjete të komunikimit elektronik dhe/ose shërbime. Pajtimtarëve u jepet njoftimi i përshtatshëm, jo më pak se 30 ditë përpara për çdo modifikim dhe informohen në të njëjtën kohë për të drejtën e tyre për t’u tërhequr pa penalitet nga kontrata, nëse ata nuk i pranojnë kushtet e reja…….Përfundimi i kontratës, për shkak të mospranimit të ndryshimeve, nuk e shmang pajtimarin nga përmbushja e detyrimeve bazë të kontratës së mëparshme”.

4. Në kuadrin e përgjithshëm të lirisë kontraktuale për sa kohë pajtimtari është i lirë t’i japë fund kontratës pa penalitete, sipërmarrësit janë te lire te propozojnë ndryshime te tarifave apo planeve tarifore”, reagimi i plotë i AKEP.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit