Raportuesja për Shqipërinë në PE, ka deklaruar se raporti për procesin e adermin të Shqipërisë në BE, u miratua më shumicë dërrmuese votash.
Duke sjellë tabelën e votimit, ku kanë votuar pro 519 deputetë nga 599 deputetë, Santos theksoi se është koha për të kaluar në negociata të Shqipërisë me Bashkimin Evropian.
“Raporti im për procesin e aderimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian sapo u miratua nga seanca plenare e Parlamentit Evropian me shumicë dërrmuese. Evropa nuk mund të zhgënjejë popullin shqiptar dhe një vend që është përpjekur të zbatojë të gjitha hapat e nevojshëm për pranimin. Koha për të kaluar në negociata formale”, shkroi Santos.
Ndër të tjera Santos, gjatë seancës plenarë prezantoi ecurinë e vendit në lidhje me procesin e integrimit apeloi për mbajtjen e menjëhershme të Konferencës së Parë Ndërqeveritare midis Shqipërisë dhe Bashkimit Evropian brenda Presidencës Franceze të Këshillit Evropian.
Edhe përfaqësuesi i Komisionit Evropian, Didier Reynders , theksoi vendosmërinë në plotësimin e kushteve nga ana e Shqipërisë për mbajtjen e Konferencës së Parë Ndërqeveritare, dhe kërkoi mbajtjen e Konferencës së Parë Ndërqeveritare me Shqipërinë sa më parë.









