-sidi education-spot_img
12.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Kryqi i Kuq “gjurmon” të burgosurit e Azovstalit

Kryesoret

Komiteti Ndërkombëtar i Kryqit të Kuq tha se ka nisur regjistrimin e qindra të burgosurve të luftës, të cilët janë marrë nga Rusia në fabrikën Azovstal, në qytetin e rrethuar ukrainas të Mariupolit.

“Gjatë dy ditëve të fundit, ne kemi regjistruar qindra të burgosur të luftës, që janë larguar nga fabrika e Azovstalit në Mariupol. Regjistrimi i të burgosurve të luftës është pjesë thelbësore e punës sonë. Është kritike që të dihet numri i tyre dhe të trajtohen në mënyrë njerëzore dhe me dinjitet”, tha Kryqi i Kuq përmes një postimi në Twitter më 19 maj.

Ministria ruse e Mbrojtjes tha se 771 luftëtarë ukrainas në fabrikën Azovstal janë “dorëzuar” gjatë 24 orëve të fundit, duke bërë që numri i përgjithshëm i tyre të arrijë në 1,730 që prej 16 majit.

Ministria tha se 80 prej luftëtarëve janë të plagosur. Që të gjithë raportohet se janë transferuar në një territor në lindje të Ukrainës, që kontrollohet nga separatistët pro-rusë.

Kjo shifër nuk ka mundur të konfirmohet në mënyrë të pavarur dhe ende nuk ka të dhëna për fatin e luftëtarëve që ende gjenden në kompleksin e fabrikës.

Kryqi i Kuq tha se procesi i regjistrimit, që ende po vazhdon, përfshin dokumentimin e detajeve personale, siç janë emrat, datëlindjet dhe të dhënat e familjarëve të të burgosurve të luftës.

Ky proces “i lejon Kryqit të Kuq që të gjurmojë të gjithë ata që janë kapur dhe t’i ndihmojë që të jenë në kontakt me familjet e tyre”, u tha në deklaratën e Kryqit të Kuq.

Aty po ashtu u shtua se sipas Konventave të Gjenevës, Kryqit të Kuq i lejohet të intervistojë të burgosurit e luftës “pa dëshmitarë” dhe vizitat nuk duhet “të jenë të kufizuara”./REL

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit