Lufta në Iran ka ndikuar edhe në botën e futbollit, pasi Konfederata e Futbollit Aziatik (AFC) ka njoftuar se disa ndeshje të AFC Champions League janë shtyrë. Një nga këto ndeshje është përballja mes Al Nassr dhe Al-Wasl nga Emiratet e Bashkuara Arabe, që do të zhvillohej në Dubai.
AFC konfirmoi se për shkak të situatës në zhvillim në Lindjen e Mesme, ndeshjet e para të fazës së 1/8-ave, të planifikuara për 2-3 mars 2026, do të riplanifikohen. “Ndeshjet e planifikuara fillimisht për këto data do të shtyhen për t’u zhvilluar në një kohë tjetër,” thuhet në deklaratën zyrtare të Konfederatës.









