-sidi education-spot_img
2.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Kuvendi i Kosovës miraton tri projektligje

Kryesoret

Kuvendi i Kosovës në seancën plenare të 19 majit ka miratuar tri projektligje, ku dy prej tyre për Forcën e Sigurisë së Kosovës dhe një për Projektligjin për Turizëm.

Projektligji për Policinë ushtarake të FSK-së ka marrë votat e 74 deputetëve, kurse me 68 vota për u miratua në parim Projektligji për Komisionerin Parlamentar për Forcën e Sigurisë së Kosovës.

Ndërsa Projektligji për Turizmin ka marrë 76 vota për.

Pas përfundimit të punimeve të kësaj seance, do të vijohet me punimet e seancës së papërfunduar të datës 14 prill, përkatësisht me debatin parlamentar për sigurinë në vend.

Ndryshe Partitë opozitare të enjten e 19 majit në seancën plenare të Kuvendit të Kosovës, kanë kërkuar që në mënyrë imediate të shkarkohet bordi i Zyrës së Rregullatorit të Energjisë, një ditë pasi Gjykata e Apelit në Kosovë, ka vërtetuar vendimin e Gjykatës Themelore të Prishtinë, me të cilën ishte pezulluar vendimi i muajit shkurt i ZRRE-së për tarifat e reja të rrymës,.

Partia Demokratike e Kosovës, e cila fitoi betejën ligjore me ZRRE-në për çështjen e shtrenjtimit të rrymës, ka kërkuar në Kuvend që të shkarkohet menjëherë Bordi i saj.

Sipas shefit të Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri, ZRRE, ka dëmtuar më shumë se 450 mijë familje me vendimin e saj.

“Kjo nuk duhet të tolerohet, deputetët e Kosovës nuk duhet të rrinë duarkryq pas vendimit të Apelit”, ka thënë ai.

E në anën tjetër Lidhja Demokratike e Kosovës, përveç se ka kërkuar shkarkimin e bordit të ZRRE-së, ka apeluar që qytetarëve t’u kthehen të hollat e paguara për faturat me çmime të ngritura të energjisë elektrike.

Sipas deputetit të LDK-së, Besian Mustafa, pushteti ka kapur bordin e ZRRE-së dhe Korporatës Energjetike të Kosovës.

“ZRRE e ngriti çmimin dhe kompanive të partisë në pushtet iu trashën xhepat. Me dhjetëra herë u kemi dhënë sugjerime si t’i paraprijnë krizës nuk dëgjuan, tash po e kuptojmë pse. Partia në pushtet refuzoi gazin amerikan sepse e kanë ditur që me atë projekt amerikan nuk mund t’i trashin xhepat. Në këto një vit e pak në pushtet keni krijuar krizë pas krize asnjë e menaxhuar. Kërkojmë që urgjentisht tu kthehen qytetarëve mjetet që janë vjedhur”.

Ndërsa për Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës, do të jetë problematike mënyra e kthimit të parave pas vendimit të Apelit për ZRRE-në.

“Vendimi i fundit i Apelit vërteton se kauza jonë, kërkesa jonë për të mos ngritur tarifat, kërkesat ndaj ZRrE-së që të mos veprojë me ngritje të rrymës, vërtetoi që është e saktë dhe e drejt. Cili do të jetë veprimi i kthimit të parave të qytetarëve dhe cila do të jetë tarifa ligjore kushtetuese që vjen pastaj”.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit