-sidi education-spot_img
10.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Po vjen virusi i ri, bota në ankth nga lija e majmunëve, çfarë është dhe kush rrezikon?

Kryesoret

Pas rasteve të shumta të raportuara në Britani e më tej në Spanjë e Portugali, raste të infektimit nga Lija e Majmunëve janë raportuar edhe në Itali. Në spitalin Spallanzani në Romë është raportuar rasti i parë i infektimit me këtë sëmundje. Pacienti është paraqitur me urgjencë në spital, ndërkohë që nuk kishte shumë kohë që ishte kthyer nga një udhëtim nga Ishujt Kanarie. “ISS ka ngritur një task-forcë të përbërë nga ekspertë të sektorit dhe ka kontaktuar rrjetet të qendrave të infeksioneve seksualisht të transmetueshme me qëllim monitorimin e vazhdueshëm të situatës kombëtare”, thuhet në një shënim nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë në lidhje me rastet e lisë së majmunëve.

Spitali sqaron se pacienti momentalisht ndodhet i shtruar i izoluar në kushte të rregullta dhe po vijojnë hetimet epidemiologjike dhe gjurmimet e kontaktit. Dy raste të tjera të dyshuara të lisë së majmunëve po hetohen nga mjekët në spitalin e Spallanzanit. Këtë e ka bërë të ditur vetë spitali, duke nënvizuar se për momentin tre rastet e konstatuara dhe rastet e tjera të ndodhura në vendet e tjera të Europës dhe në Amerikën e Veriut, nuk tregojnë shenja serioze klinike.

Sipas spitalit, transmetimi mund të ndodhë përmes pikave të pështymës dhe kontaktit me lëngje biologjike të infektuara. Organizata Botërore e Shëndetësisë vazhdon të monitorojë nga afër situatën që ndryshon me shpejtësi. Kështu ka deklaruar vetë OBSH-ja në lidhje me rastet e raportuara me lisë së majmunëve, duke filluar nga fillimi i majit, në Britaninë e Madhe, Spanjë dhe SHBA. Aktualisht, OBSH nuk rekomandon asnjë kufizim në udhëtimet dhe tregtinë me MB bazuar në informacionin e disponueshëm në këtë kohë. Autoritetet shëndetësore të Massachusetts gjithashtu konfirmoi një rast të lisë së majmunit në një burrë i cili kohët e fundit udhëtoi në Kanada pasi Qendrat për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC) raportuan se po monitoronin përhapjen e mundshme të kësaj sëmundjeje virale të rrallë, por potencialisht serioze.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit