-sidi education-spot_img
7.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Rishpërndarje fondesh buxhetore në dobi të më të pasurve?

Kryesoret

Nga Zef Preçi

Nuk eshte e domosdoshme te jesh studiues, ekonomist apo jurist per te kuptuar se ne themel te sistemit ekonomik dhe shoqeror per te cilin formalisht jemi percaktuar qysh me 1991 qendron prona private dhe puna e lire. E duke pranuar keto dy parakushte te funksionimit te ekonomise se tregut, perndryshe te kapitalizmit, po kaq e vertete eshte se kemi pranuar edhe lirine e veprimtarise ekonomike, biznesit. Kjo e fundit nga ana e vet ka si tipar themelor marrjen e riskut, dmth hyrjen ne treg per te konkurruar me synim sigurimin e fitimit, i cili eshte edhe motorri i vertete i kapitalizmit.

Pra eshte norma e fitimit ajo qe percakton qendrimin ne treg te nje biznesi apo daljen prej tij (kur del me humbje), zgjerimin e aktivitetit ekonomik apo tkurrjen e tij. Keshtu funksionon prej me shume se dy shekujsh dhe per te garantuar lirine ekonomike dhe funksionimin normal te ekonomise se tregut shteti kapitalist ka ndertuar nje sistem te plote ligjesh dhe institucionesh. Ne kete menyre kapitalizmi vete-rregullohet, ruan ekulibret midis individit dhe shoqerise dhe garanton lirine e hyrje-daljes ne boten e biznesit. Mirepo ketu qendron edhe thelbi i asaj qe do te diskutojme ketu me poshte.

      Sipas INSTAT, gjate vitit 2019 dhe 2020 numri i firmave ne sektorin “pararoje” te ekonomise sone – ndertimin, ishte perkatesisht 3930 dhe 4294 (http://databaza.instat.gov.al/…/table/tableViewLayout1/…) duke shenuar keshtu nje rritje vjetore prej 9,3%. Per vitin 2021 nuk munda te siguroj nje te dhene sintetike mbi numrin e ketyre firmave.

      Sipas nje analize te Monitor.al ne fund te vitit te kaluar, rezulton se “…në renditjen e 200 kompanive më të mëdha për vitin 2020, gati 10% e sipërmarrjeve janë koncesione të dhëna gjatë 20 viteve të fundit, njëlloj si në 2019-n. Sektori i ndërtimit është i dyti me fitimet më të larta në vend, me rreth 15-20%. …Biznesi me shtetin (tenderat) mbetet po ashtu i preferuar. Normat e fitimit i kalojnë 15%, teksa gara në tendera, me sa duket, po bëhet gjithnjë e më shumë fiktive dhe në shumë raste, ofertat e kompanive fituese janë afër fondit limit” (https://www.monitor.al/200-kompanite-me-fitime-me-te…/).

      Ndersa sipas nje raporti te BIRN te publikuar ditet e fundit thuhet se “Kompani të lidhura me zyrtarë të Partisë Socialiste dhe një grusht biznesesh të njohura për fitimin e koncesioneve apo licensave gjenden mes fituesve më të mëdhenj të tenderave të rindërtimit, ndërkohë që punimet po zvarriten përtej afateve të parashikuara” dhe “Sipas Agjencisë së Prokurimit Publik, gjatë viteve 2020 dhe 2021 u prokuruan kontrata me fond limit prej gati 80 miliardë lekësh [660 milionë euro] në kuadër të programit të rindërtimit”, dhe gjate njejtit vit “… u finalizuan 117 tendera me procedurë të kufizuar, ku ofertat fituese kanë qenë sa 99.3% e fondit limit.”( https://www.reporter.al/…/perfituesit-e-medhenj-te…/)

      Vetem dy dite me pare, nje media audiovizuale njoftonte se sipas burimeve ekskluzive te saj, “Qeveria do të subvencionojë me 30% të vlerës së materialeve të ndërtimit në kontratat e punëve publike. …se në mbledhjen e ardhshme qeveria do të ndryshojë me akt normativ buxhetin e shtetit dhe do të shtojë me 80 milion euro shpenzimet për investime kapitale. Dy kategoritë kryesore që do të përfitojnë nga këto fonde janë: ndërtuesit e rrugëve dhe kompanitë e rindërtimit.( https://euronews.al/…/qeveria-u-jep-80-milione-e…/)

      Ne fillim te ketij komenti jo pa qellim permenda rritjen e numrit te firmave te ndertimit, dmth nuk kemi pase falimentime per shkak te krizes si dhe te dhenat provojne se fondet e rindertimit jane shperndare pa gare, dhe ne kufinjte fondit limit, pra jane garantuar norma te larta fitimi, qe potencialisht (dhe ndoshta edhe efektivisht) perfishijne edhe perfitimet e majme korruptive te politikaneve dhe te zyrtareve pergjegjes. Atehere perse duhet te shperblehen ata: per te zbutur ndikimin e krizes duke varferuarme t tej familjet shqiptare?

      Mbas ketyre informacioneve zyrtare apo te pakundershtuara nga agjencite qeveritare pergjegjese, cilido qytetar, votues dhe taksapagues eshte ne te drejten e vet legjitime te shtroje pyetjen se ke sherben qeveria: oligarket, patronazhistet, bisneset e lidhura me zyrtaret e saj apo qytetaret mbi bazen e rregullave te vendosura? Nese ne tre muajt e pare te 2022 ne buxhet u mblodhen rreth 300 milione euro me shume se nje vit me pare, keto nuk jane para me te cilat qeveria mund te beje cfare te doje dhe aq me pak t’i rishperndaje tek ata biznese qe edhe pa krizen po shfrytezojne dhe grabisin gjithcka sebashku me zyrtaret publike perkates ne emer te rindertimit apo te koncesioneve parazitare dhe rrenuese per ekonomine tone kombetare dhe buxhetin e shtetit.

      Personalisht mendoj se vendim-marrje te kesaj natyre, nuk mjafton te denoncohen publikisht ne mas-media apo te etiketohen klienteliste dhe per te cilat ka dyshim te bazuar per korrupsion, por ato duhet te jene objekt i mirefillte hetimi nga struktura e posacme kunder korrupsionit dhe krimit te organizuar (SPAK), pa folur per nevojen urgjente te auditimit nga Kontrolli i Larte i Shtetit dhe debatet konstruktive ne Kuvendin e Shqiperise.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit