Dy ditë larg zgjedhjeve për kreun e ri të PD-së, kandidati Ibsen Elezi ka ri kërkuar shtyrjen e aftit zgjedhor.
Elezi është shprehur se ka konstatuar një sërë shkeljesh statutore, ku asnjë nga parimet e primares nuk po zbatohet.
“I jam drejtuar komisionit me një kërkesë që ka të bëjë me shtyrjen e datës për zgjedhjet e kryetarit. Vendosa të konkurroj në pozicionin e kryetarit të PDSH. Pas regjistrimit tim si kandidat po konstatoj një sërë shkeljesh statutore dhe ligjore. Asnjë nga elementët e primares dhe debatit nuk po zbatohet në këtë proces. Gjithashtu ka pasur edhe defekte të rënda me listat, kjo e pohuar edhe nga komisioni elektoral. Procesi zgjedhor po kryhet në kundërshtim me statutin e PD,” është shprehur ai.
Po ashtu në 10 maji ai kërkoi shtyrjen me 14 ditët të zgjedhjeve, e cila u rrëzua 1 ditë më vonë nga Komisioni i Rithemelimit.