Një aksident i rëndë është shënuar këtë pasdite në qytetin e Sarandës. Dy makina janë përplasur me njëra-tjetrën.
Si pasoje kane mbetur te plagosur shtetasit Klaudio Kupi e Mikel Hoxha.
Kupi ka dëmtime ne shtylle kurrizore dhe do te niset per mjekim te specializuar ne Tirane ndërsa Hoxha ka dëmtime ne koke nga xhamat e makinës.
Policia po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.