-sidi education-spot_img
8.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

I hodhën në erë lokalin, zbardhet dëshmia e policit në Shkodër

Kryesoret

Një lokal është hedhur në erë me tritol në orën 02:20 të mëngjesit të sotëm dhe më pas është djegur dhe një furgon i parkuar para tij. Të dy objektet në pronësi të efektivit të policisë së Komisariatit Shkodër, Ndrek Rrasa.

Ky i fundit mësohet se ka deklaruar për grupin hetimor se nuk ka konflikte dhe nuk e di se kush mund të jetë autori i vendosjes së lëndës shpërthyese në lokalin e tij.

“Nuk kam konflikte me persona të tjerë dhe nuk e kam idenë se kush mund ta ketë vene tritolin apo se kush e ka djegur autobusin”, mësohet të ketë thënë efektivit 46-vjeçar.

Informacion Paraprak
Rreth orës 02:20, në fshatin Grudë e re, Shkodër, ka shpërthyer lëndë plasëse në derën e lokalit të shtetasit N. Rr. 46 vjeç , banues në fshatin Grudë e re, me detyrë punonjës policie pranë Komisariatit të Policisë Shkodër.
Për pasojë ka vetëm dëme materiale në lokal si dhe është dëmtuar edhe mjeti i tij autobus, i parkuar para lokalit.
Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, po punon për zbardhjen dhe sqarimin e plotë të kësaj ngjarje.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit