Anthony Albanese fitoi zgjedhjet në Australi duke marrë drejtimin e qeverisë së re. Ai është kryeministri i parë i vendit me një prejardhje jo anglo-kelte.
Albanese u shpreh se është koha që parlamenti të reflektojë “Australinë moderne”, duke përmendur gjithashtu fillimet e tij modeste si fëmijë.
Por cila është origjina e tij? Ka shumë dyshimi që Kryeministri i ri i Australisë është me origjinë Arbëreshe. Emri Albanese me shumë gjasë rrjedh nga Albania.
Këtë mbiemër Anthony e bart nga babai, Carlo Albanese, që me prejardhje është nga Barletta e Italisë që gjendet në rajonin e Pulias.
Shqiptarëve emri i qytetit Barletta mund t’u kujtojë edhe figurën e rëndësishme shqiptare, Marin Barletin.
Disa kohë më parë në një emision i pyetur nga moderatori se a duhet t’ia thotë emrin “Albaniz, apo Albanizi”, ai ia kthej; “më thuaj shkurt Albo”.
Ai vetë nuk e ka konfirmuar asnjë herë origjinën e tij arbëreshe. Diskutimi vazhdon…