-sidi education-spot_img
5.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Modelja e njohur shqiptare bëhet nënë për herë të parë

Kryesoret

Modelja shqiptare Heidi Lushtaku është bërë nënë për herë të parë.

Ajo ka postuar disa foto në Instagram ku tregon se ka sjellë në jetë djalin e saj para një muaji dhe gjithashtu na ka prezantuar me partnerin e saj, futbollistin Merih Dural.

Ti ishe sekreti ynë më i bukur”- shkruante Heidi në postimin e saj dhe Merih ka postuar disa foto gjithashtu me mbishkrimin e ëmbël, “Gruaja dhe djali im i dashur”.

Mesa duhet çifti ka zgjedhur të jenë në privatësi gjatë kësaj periudhe të vecantë të jetës së tyre.

Modelja e famshme kishte një lidhje 4-vjeçare me boksierin Robin Krasniqi por ata i dhanë fund fejesës së tyre pa dhënë arsye konkrete.

Në intervista të ndryshme dhe në postimet e tyre në Instagram, ata tregonin shpesh se ishin kokë e këmbë të dashuruar me njëri-tjetrin dhe madje kishin nisur të mendonin edhe për dasmën.
Ky i fundit tashmë i ka dhënë fund beqarisë. Boksieri i njohur dhe modelja bukuroshe Marigona kanë organizuar një dasmë fantastike dhe mjaft madhështore.

Dyshja më herët njoftoi se do të bëhen prindër për herë të parë, konkretisht në fillim të muajit prill.
 

Gjithashtu, gjate muajit mars dyshja mjaft simpatike u celebruan në Gjermani. Ndërkohë, të ftuar në dasmë kanë qenë personalitete të shumtë të artit apo botës së medias.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit