Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama në konferencën “Qyteti im shtëpia ime”, në Vlorë nisi fjalimin e tij me një histori frymëzuese, nga Washington. Ai tregoi se si kryetari i Bashkisë atje ndryshoi pamjen e qytetit.
Rama, theksoi se e bukura bëhet katalizator i ndryshimeve.
“Do ta nis me një profesorësh të Harvardit, kur erdhi në Tiranë isha kryetar bashkie. Më pyeti nëse e dija se cili ishte leksioni i saj i parë në politikat publike. Unë s’e dija. Të gjithë studentëve i jepet një panoramë, statistikore e Washintonit ne vitet 30, para transformimit fal një kryetari bashkie. E gjitha panorama statistikore është e mbushur me problematike, borxhe, mungesa e furnizimit me ujë të pijshëm . Studentëve i kërkohet të shkruajnë planin nga do ta fillonin ata punën. Ajo më tregoi që në asnjë rast nuk i kishte ndodhur që një student të pikaste pikërisht fillin aty ku e kapi, kryetari i famshëm i bashkisë që u bë pioneri i transformimit që vazhdojë për shumë dekada. Ai e nisi me pastrimin dhe ndriçimin e 2 statujave, në një mjedis kaotik. E bukura bëhet katalazitor që behët më pas transformim. Estetika rrit më shumë vlerën e pronave. Në Vlorë do vazhdojnë të rriten çmimet, se në aspektin e industrisë është shenja e parë e një rritje të ekonomisë”, u shpreh Rama.