-sidi education-spot_img
11.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Vazoja e perandorit kinez shitet për 1.8 milion dollarë

Kryesoret

Një vazo kineze “jashtëzakonisht e rrallë” e shekullit të 18-të e blerë në vitet 1980 për disa qindra paund dhe e ruajtur nga një mjek kirurg, është shitur për 1.8 milion dollarë.

Vazoja me xham blu, argjendi dhe e praruar u krijua për oborrin e Perandorit Qianlong. E zbukuruar me zogj dhe lakuriqë nate, vazoja ishte në pronësi të një kirurgu, i cili ia kaloi më pas djalit të tij.

Mark Newstead nga shtëpia e ankandeve tha, “Ne jemi të kënaqur me këtë rezultat të jashtëzakonshëm. Vumë re një interes të madh nga Kina, Hong Kongu, Amerika dhe Britania e Madhe që rezultoi në oferta shumë konkurruese.”

Vazo mban shenjën “dalluese” me gjashtë karaktere të periudhës Qianlong (1736-1795) në bazën e saj.

“Bluja e pasur me kobalt shpesh quhet “blu sakrifikuese”, që rrjedh nga përdorimi i enëve në këtë lustër ngjyrash që përdoren gjatë sakrificave në Altarin Perandorak të Qiellit”, tha ai.

“Është jashtëzakonisht e rrallë të shohësh vazo blu të pikturuara si me prarim ashtu edhe me argjend. Asnjë porcelan tjetër i zbukuruar me të njëjtën temë në ar dhe argjend nuk është gjetur i dokumentuar ndonjëherë”, tha Newstead.

Zogjtë fluturues dhe lakuriqët e natës në vazo nënkuptojnë jetëgjatësi dhe prosperitet.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit