Përballë rezistencës ukrainase, Rusia ka vendosur të fusë në punë Terminatorin. Bëhet fjalë për një tank luftarak që Kremlini e përfshiu në forcat e tij ushtarake disa muaj më parë.
Tanket e reja peshojnë 44 tonë, janë 7,2 metra të gjatë dhe 3,6 metra të gjerë. Këto tanke beteje janë ndërtuar duke u bazuar në përvojën ushtarake që Kremlini fitoi në Afganistan dhe luftën e parë çeçene.
Terminatori mund të përfshihet në luftime me intensitet të lartë në zonat urbane. Për momentin, Rusia ka vetëm 9 tanke kryesore luftarake Terminator ose BMPT-72.
Modeli aktual është prodhuar nga kompania ruse Uralvagonzavod, kompania kryesore e tankeve në vend.
Terminatori mund të arrijë një shpejtësi prej 60 km/h.
Përveç Rusisë, edhe Kazakistani ka tanke BMPT-72. Perëndimi nuk ka deri tani asnjë tank të barabartë me Terminatorin rus.