Një 24-vjeçar është kapur në flagrancë teksa po ushtronte dhunë ndaj të dashurës së tij.
Po ashtu mësohet se një tjetër shtetas, 59-vjeçar ka ushtruar dhunë ndaj djalit të tij, i cili ishte me urdhër mbrojte.
Njoftimi i policisë
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 1 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit A. G., 24 vjeç, banues në Tiranë, pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj të dashurës së tij.
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 3 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit N. B., 59 vjeç, për veprat penale “Dhuna në familje” dhe “Veprime në kundërshtim me vendimin e Gjykatës”, pasi në kundërshtim me vendimin e Gjykatës, ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj djalit të tij, i cili është i pajisur me urdhër mbrojtje.