Këngëtarja shqiptare, Dua Lipa, aktualisht ndër më të kërkuarat në tregun ndërkombëtar, është bërë pjesë e listës së muzikantëve nën 30-vjeç më të pasur në Mbretërinë e Bashkuar.
Ed Sheeran mund të bëhet muzikanti i parë miliarder britanik. Këngëtari 31 vjeçar, baba i dy fëmijëve, e ka gjetur veten në vendin e 10-të në listën e muzikantëve më të pasur të Sunday Times me një pasuri totale prej 260 milionë paund.
Sa i përket listës së artistëve të rinj, poshtë moshës 30 vjeç, Harry Styles renditet në vendin e parë me 100 milionë paund.
Ish anëtari i One Direction, i cili është angazhuar vitet e fundit në karrierën e tij si solist, shtoi 25 milionë paund në pasurinë e tij duke e bërë atë muzikantin më të pasur nën moshën 30 vjeç.
Më pas vjen Dua Lipa me 60 milionë paund.
Pasi rriti pasurinë e saj me 24 milionë £ në një total prej 60 milionë £, Dua Lipa ngjitet në vendin e dytë në listën e muzikantëve të rinj, duke u barazuar me grupin e famshëm të vajzave, Little Mix.
Lista e këngëtarëve më të pasur nën 30 vjeç
Harry Styles – £100 million
Dua Lipa – £60 million (joint)
Little Mix – £60 million (joint)
Niall Horan – £52 million
Louis Tomlinson – £48 million
Liam Payne – £44 million
Zayn Malik – £36 million
Sam Smith – £34 million
Stormzy – £26 million
Lewis Capaldi – £19 million