Është gjetur trupi i pajetë i një qytetari nga Klina që kishte rënë në lumin e fshatit Deiq të Klinës.
Sipas Gashit, organet e rendit po e hetojnë rastin.
Ndryshe, mëngjesin e kësaj të diele të 22 majit, policia është njoftuar nga disa peshkatarë në fshatin Deiq të Klinës, se derisa ishin duke peshkuar kanë vërejtur një trup duke lëvizur në ujë.
Ata kishin tentuar ta nxjerrin nga aty, por pa sukses.
Në vendngjarje kanë dalë njësitet policore, zjarrfikësit dhe pjesëtarët e Forcës së Sigurisë së Kosovë.