Sot do të zhvillohen dy seanca plenare. Në orën 10:00 do të nisë seanca plenare, ku do të diskutohet projektligji për miratimin e marrëveshjes për administrimin e nënzonave të trashëgimisë kulturore dhe peisazhit kulturor, pjesë e Parkut Kombëtar të Butrintit, mes Ministrisë së Kulturës dhe Fondacionit për Menaxhimin e Butrintit.
Kjo pikë pritet që të ketë jo vetëm votën kundër të opozitës, por të sjellë edhe shumë debat në seancë. Gjithashtu sot do të diskutohen edhe raportet e veprimtarisë së Autoritetit të Mediave Audiovizive dhe INSTAT-it.
Në 18:00 Kuvendi mblidhet sërish për formalitet për raundin e dytë për Presidentin e ri, pasi kandidaturë nuk ka.