Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik në Kosovë (IKSHPK), ka raportuar se brenda 24 orëve, është regjistruar vetëm 1 rast pozitiv me COVID-19.
Numri i të infektuarve vjen nga 398 mostra të marra nga Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës.
Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar gjithsejtë 32 persona.
Raste aktive me COVID-19, janë gjithsejtë 157.
Brenda 24 orëve të fundit, në Kosovë janë vaksinuar 14 persona.
Numri i personave të vaksinuar me dozën e parë arrin në 902 mijë e 884, kurse numri i të vaksinuarve me të dy dozat është 822 mijë e 844.