Ronela Hajati ka qenë në qendër të vëmendjes kohët e fundit prej pjesëmarrjes së saj në Eurovision. Kënga “Sekret” u komentua në masë, ndërsa pas përfundimit të kësaj eksperience Ronela premtoi projekte të bukura dhe shumë punë në muzikë.
Në fakt këngëtarja ka sjellë gjithnjë këngë fantastike që janë kthyer në hite dhe kjo është evidentuar ndërkombëtarisht.
Këngëtarja serbe Tea Tairovic ka marrë leje për të përdorur këngën “Leje”, bashkëpunimin mes Ronela Hajatit dhe Klementit. Ajo ka përshtatur në gjuhën serbe këngën e titulluar “Dubai” me ritmin e njëjtë të versionit shqiptar.
Por si u mor kjo leje? Qarkullon një lajm se kënga është paguar 10 mijë euro.