Kryeministri i Holandës, Mark Rutte, ka deklaruar se nuk ka shumë shanse që Ukraina të marrë menjëherë statusin e vendit kandidat për hyrje në Bashkimin Evropian.
Kjo pasi sipas tij shumë vende nuk pajtohen për këtë dhe do të ishte e padrejtë për vendet e Ballkanit Perëndimor.
Këto të fundit kanë pritur vite përpara se të pranohen.
Rutte tha se për të mos de-motivuar Kievin dhe për të bërë një gjest konkret hapjeje ndaj tij, BE-ja mund të tregojë se çfarë hapash duhet të ndërmarrë Ukraina për të marrë statusin e kandidatit.
Ashtu siç është bërë në të kaluarën për Bosnjën.
Kryeministri holandez nuk ka përjashtuar që një ditë Ukraina dhe Moldavia mund të anëtarësohen në bllok.