Nesër është finalja e madhe e Conference League në Tiranë mes Romës dhe Feyenoord. Ekipi holandez arriti sot në Tiranë. Holandezët janë sistemuar në hotel përpara se të kryejnë seancën ë fundit stërvitore para kësaj ndeshje të rëndësishme.
Kamerat kanë fokusuar më së shumti tek kjo skuadër, Robin Van Persin, ish yllin e futbollit holandez, Arsenalit dhe Manchester Unitedit, që aktualisht është asistent tek Feyenoord.