-sidi education-spot_img
6.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Nafta ruse e pazëvendësueshme, një embargo e BE-së

Kryesoret

Ish-kreu i grupit të dytë më të madh të naftës në Rusi, Vagit Alekperov, ka paralajmëruar se një ndalim evropian për naftën e papërpunuar “të pamundur për t’u zëvendësuar” në vend, do të ishte “skenari më negativ” për të gjitha palët.

Kjo deklaratë vjen në një kohë kur diskutimet e Bashkimit Evropian për një embargo po intensifikohen.

Alekperov, i cili dha dorëheqjen si shef ekzekutiv i “Lukoil” muajin e kaluar, pasi u godit nga sanksionet perëndimore, për “Financial Times” tha se, çdo veprim i BE-së për të ndërprerë importet ruse të naftës do të ishte “një tronditje për të gjithë”.

“Me vendosjen e sanksioneve, vendet perëndimore kanë dhënë një sinjal të qartë, duke shprehur kështu qëndrimin e tyre. Nuk ka nevojë t’i shtrëngojmë më tej ato”, ravijëzoi miliarderi në intervistën e tij të parë për shtyp që nga largimi.

Komentet e Alekperov-it vijnë mes një debati të ashpër në BE – e cila mbështetet te Rusia për një të katërtën e importeve të saj të naftës – nëse do të nxiste një ndalim të naftës, që do të rriste presionin mbi Moskën, por do të përkeqësonte krizën energjetike të Evropës.

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, dëshiron që BE-ja të qëndrojë përkrah partnerëve të G7-ës, përfshirë SHBA-të, të cilat vendosën sanksione ndaj naftës në mars.

Por, një shtytje për të përfshirë një ndalim të naftës në paketën e gjashtë të masave të BE-së kundër Rusisë, ka hasur në kundërshtimin e Hungarisë, e cila thotë se nuk mund të përballojë gjetjen e karburanteve alternative.

Alekperov pranoi se një ndalim i importit të naftës do të thotë se, “Rusia do të duhet të zvogëlojë prodhimin, të ngrijë puset, siç bëmë në fillim të pandemisë në vitin 2020, sepse është e pamundur të ridrejtojmë të gjitha vëllimet evropiane në tregjet e tjera brenda natës”.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit