-sidi education-spot_img
36.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

SPAK kundër OFL-së, Çela ngre alarmin, Tabaku: Kur do arrestohet ministri?

Kryesoret

Prokurori i Përgjithshëm Olsian Çela u shpreh sot në  Këshillit Kombëtar të Integrimit shqetësimin për pastrimin e parave. Ai kërkoi më shumë institucionet për të goditur fenomenin. Vlerësimet e tij janë për nivele shqetësuese të qarkullimit të parave që burojnë nga aktivitete të paligjshme.

“Sa i përket pastrimit të parave, me gjithë masat që janë marrë dhe ka një përmirësim të shifrave jam i mendimit se nuk behët mjaftueshëm në këtë drejtim. Të gjitha vlerësimet janë për nivele  shqetësuese të qarkullimit të parave që burojnë nga aktivitete të paligjshme. Ndërkohë që  forca goditëse nuk është në nivelin e duhur. Kemi bërë përpjekje maksimale si ne ngritjen e strukturave, me trajnime dhe forcimin e kapaciteteve.

Por nuk është bërë sa duhet. Ka nevojë për ridimensionim të angazhimit të çdo strukturë për luftën kundër pastrimit të parave. Në lidhje me nivelin e korrupsionit, unë paraqita shifrat në mbledhjen e kaluar. Veprat që janë në kompetencën tonë ndiqen nga qershori i vitit të kaluar dhe shifrat e vitit të parë janë premtuese. Vlerësoj se duhet bërë më shumë në këtë drejtim”, tha ai.

Kreu i SPAK-ut, Arben Kraja gjatë raportimit iu shmang përgjigjeve direkte për cështje në hetim por theksoi faktin se ka qenë kundër Operacionit Forca e Ligjit që ndërmori qeveria dhe shtoi se ishte i detyruar ta zbatonte. “OFL për vitin 2020, ka qenë një mbingarkesë punë, pa pasur problematika. E kam thënë që kam qenë kundër OFL, por megjithatë kur një draft kthehet në ligj jemi të detyruar ti zbatoje. Nëse nuk i zbaton quhet shkelje”, tha ai.

Por në komision nuk kanë munguar batutat. Jorida Tabaku i kërkoi Arben Krajës që të ngrejë pak zërin që të dëgjohet më mirë pavarësisht nga interesi për ato që thuhen. “Do t’i kërkoj z.Kraja që ta ngremë pak zërin edhe kolegëve që t’i dëgjojmë. Unë e di që ne të gjithë këtu në parlament duam që të na thotë z. Kraja konkretisht kur do të arrestohet x ministër nga ana ime, z. Balla nga ana e vet…” tha ajo. “Ti e di kë kam unë…” ia priti Balla. “Ndoshta informacioni i përgjithshëm nuk është lajm politik, por ta dëgjojmë” tha Tabaku duke e mbyllur me buzëqeshje.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit