Data 25 maj është vendosur pushim nga qeveria për të gjithë qytetarët që punojnë në administratë në qarkun e Tiranës. Katër institucionet që nuk do të bëjnë pushim janë policia, garda, zjarrfikësja dhe shëndetësia.
Dita e punës do të zëvendësohet në një nga ditët e pushimit brenda këtij viti. Gjithashtu 25 maji do të jetë ditë pa makina në Tiranë. Vendimi erdhi për të shmangur trafikun dhe lëvizjet për shkak të finales së Conference League në Tiranë, Roma-Fejnord.
NJOFTIMI I PLOTË
CAKTIMIN E DITËS SË MËRKURË, DATË 25.5.2022, DITË PUSHIMI
Në mbështetje të neneve 95, pika 2, dhe 100, të Kushtetutës, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
1. Caktimin e ditës së mërkurë, datë 25.5.2022, ditë pushimi për punonjësit e administratës shtetërore, të institucioneve me seli në Qarkun e Tiranës, me përjashtim të Policisë së Shtetit, Gardës së Republikës, shërbimit zjarrfikës, dhe punonjësve të sistemit shëndetësor.
2. Dita e punës e datës 25.5.2022 do të zëvendësohet në një nga ditët e pushimit brenda këtij viti.
3. Ngarkohen institucionet e administratës shtetërore për zbatimin e këtij vendimi. Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.