Detaje të reja, tronditëse, janë zbuluar nga ngjarja tragjike e ndodhur mbrëmjen e së hënës në komisariatin numër 3 në kryeqytet, ku një efektiv policie vrau me armë kolegun e tij.
25-vjeçari Ludjan Zaimi qëlloi me armën e shërbimit kolegun e tij Çaush Saliasi, 55 vjeç, i cili ndërroi jetë teksa po dërgoi në spital. Mësohet se 25-vjeçari ka zbrazur të gjithë karikatorin ndaj Saliasit, i cili ka marrë 3 plumba në trup.
Pas ngjarjes, Zaimi mësohet të ketë thënë se viktima tallet prej kohësh me të. Ndërkohë, është mësuar se 25-vjeçari Ludjan Zaimi kurohej me ilaçe për depresionin.
Zaimi ka 1 vit e gjysmë në Policinë e Shtetit, e ndërsa viktima Çaush Saliasi mbi 20 vite karrierë me Uniformat blu.