Robert Golob është votuar nga deputetët e Parlamentit të Sllovenisë për kryeministër të ri.
Për Golob votuan 54 deputetë, kundër 30-të, ndërsa një votë ishte e pavlefshme, raporton Hina.
Përpara votimit, Golob tha se bazuar në besimin e madh që i dhanë në zgjedhjet e 24 prillit, donte t’u jepte sllovenëve “shpresë për një të ardhme më të mirë” dhe t’u kthente atyre “gëzimin në jetë”.
Duke aluduar për qeverinë në largim të krahut të djathtë të udhëhequr nga Janez Jansha për dy vitet e fundit, presidenti i partisë Lëvizja e Lirisë theksoi se qytetarët kishin treguar në zgjedhje se donin të jetonin në një “gjendje normale” dhe jo në “pasiguri të vazhdueshme”.