Disa shpërthime janë raportuar nga dëshmitarët okularë në orët e vona të natës në Zaporizhzhia.
Lajmi u raportua nga “Kyiv Independent”, ku thuhet se forcat ruse hodhën katër raketa në qytet, njëra prej të cilave arriti të shkatërrojë mbrojtjen ajrore të Ukrainës.
Në një përditësim, këshilli shtoi se të paktën një person u vra dhe tre të tjerë u plagosën dhe se 62 ndërtesa u dëmtuan në zonat e banuara të qytetit.
Valentyn Reznichenko, kreu i administratës ushtarake rajonale të Dnipropetrovsk, tha se kishte pasur alarme të vazhdueshme nga sulmet ajror gjatë natës.
“Armiku qëlloi tre raketa në Kryvyi Rih këtë mëngjes”, tha Reznichenko.