Tifozë të shumtë kanë mbërritur në Tiranë për të parë finalen e madhe të Conference League që do të luhet midis Romës dhe Feyenoord-it.
Ndeshja do të nisë në orën 21:00 në stadiumin “Air Albania”.
Në sheshin “Skënderbej” shumë turistë vendas dhe të huaj presin në radhë për të bërë foto me kupën e Conference League.