Asambleja e Organizatës Botërore të Shëndetësisë ka marrë në konsideratë një rezolutë që dënon “agresionin ushtarak të Rusisë kundër Ukrainës, duke përfshirë sulmet ndaj objekteve të kujdesit shëndetësor”.
Rezoluta, e mbështetur nga SHBA dhe vende të tjera perëndimore, tashmë është miratuar, me 88 vende që votuan pro dhe 12 kundër. Ndërsa 53 vende kanë vendosur të abstenojnë.
“Rezultati i dërgon një sinjal të qartë Federatës Ruse: ndaloni luftën tuaj kundër Ukrainës, ndaloni sulmet ndaj spitaleve. Asambleja Botërore e Shëndetësisë konfirmoi se përgjegjësia për krizën shëndetësore në Ukrainë i takon ekskluzivisht Federatës Ruse “, tha ambasadorja ukrainase Yevheniia Filipenko.