-sidi education-spot_img
5.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Dënohet gjuha e urrejtjes së Vulinit ndaj shqiptarëve

Kryesoret

Konventa Kombëtare e BE-së, një platformë e shoqërisë civile, ka dënuar përdorimin e gjuhës ofenduese të ministrit të Mbrojtjes, Aleksandar Vulin, ndaj shqiptarëve, të cilëve iu referohet me termin pezhorativ “shqiptari”.

Konventa e BE-së thekson se është detyrim i të gjithë deputetëve publikë, e veçanërisht bartësve të funksioneve publike, të respektojnë ligjet, normat si dhe të promovojnë tolerancën.

Grupi i punës i Konventës Kombëtare për BE-në ka thënë se Vulin vazhdimisht fyen dinjitetin e pakicës kombëtare shqiptare dhe popullit shqiptar në tërësi.

Në deklaratë po ashtu thuhet se deklaratat e tilla të një zyrtari të lartë serb cenojnë dinjitetin e institucioneve serbe dhe veçanërisht të Ministrisë së Mbrojtjes, në faqen zyrtare të së cilës është publikuar fjalimi i Vulin.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit