Kryeministri Edi Rama ka vendosur të shkarkojë prefektin e Qarkut të Kukësit, Zenel Kuçanën dhe ta zëvendësojë atë me Ali Hallaçi.
Ali Hallaçi ka mbajtur për disa vite detyrën e Kryeimamit në Kukës.
VENDIM PËR LIRIMIN DHE EMËRIMIN NË DETYRË TË PREFEKTIT TË QARKUT TË KUKËSIT
Në mbështetje të neneve 100 e 114 të Kushtetutës, dhe të nenit 5, të ligjit nr.107/2016, “Për prefektin e qarkut”, me propozimin e ministrit të Brendshëm, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
1. Z. Zenel Kuçana, prefekt i Qarkut të Kukësit, lirohet nga kjo detyrë.
2. Z. Ali Hallaçi emërohet prefekt i Qarkut të Kukësit.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.