Ish-shefi ekzekutiv i Formula 1, Bernie Ecclestone është kapur në Brazil me armë me vete.
Ai kishte në bagazhet e tij në pistoletë LW Seccamp 32.
Ecclestone e pranoi se arma ishte e tija, por pretendoi se nuk kishte dijeni që ndodhej në bagazhet e tij.
Policia e liroi 91-vjeçarin, i cili pagoi garancinë dhe më pas kishte mundësinë të fluturonte drejt Zvicrës me avionin privat.