-sidi education-spot_img
11.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

U njohën në Facebook, shqiptari tenton të përdhunojë polaken në Greqi

Kryesoret

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e së shtunës në  Ampelokipi të Greqisë ku një 30-vjeçar shqiptar ka tentuar të përdhunojë një 23-vjeçare polake. 

Sipas mediave vendase, e reja e njohu shqiptarin në Facebook dhe e ftoi në shtëpinë e saj për një pije kur ai tentoi ta përdhunonte. Në fakt, kur vajza ka rezistuar, ai e ka dhunuar dhe ka tentuar të largohet por doreza e derës ju thye, ndaj ai ka mbetur i bllokuar në banesë dhe është arrestuar, ndërsa viktima është transportuar me autoambulancë në spital.

Ora ka qenë ora 23:00 kur 30-vjeçari shqiptar me identitet grek kapërcen pragun e banesës në rrugën Papadiamantopoulou ku banon vajza 23-vjeçare nga Polonia, me të cilën siç ka dëshmuar viktima, nga dhoma e spitalit ku ajo u transportua e gjakosur, ishte takuar para disa ditësh përmes Facebook-ut.

Vajza e thirri në shtëpinë e saj, i dha një pije dhe po bisedonin kur shqiptari i kërkoi papritmas të bënin seks. 23-vjeçarja ka refuzuar dhe më pas ai e ka goditur me shuplakë dhe me grusht në fytyrë dhe trup, ndërsa ka tentuar t’i grisë rrobat. Vajza rezistoi me të gjitha forcat dhe kur përdhunuesi i saj e kuptoi se nuk do ta përfundonte aktin e tij të paramenduar, vendosi të largohej. Ai ka thyer dorezën dhe ka mbetur i bllokuar në banesë.

Më pas ai ka dalë në ballkon për t’u arratisur nga banesa tjetër, por nuk ia ka dalë, në këto momente 23-vjeçarja e mbylli në ballkon dhe njoftoi policinë. Shqiptari me kartë identiteti grek u dërgua në pranga në Departamentin e Sigurimit të Ampelokipit dhe vajza u dërgua në spital.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit