-sidi education-spot_img
15.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Avokati i Haradinaj: U përgatitem për më të keqen

Kryesoret

Toby Codman është avokati i një prej drejtuesve të OVL-UÇK-së, Nasim Haradinaj. Ai në një intervistë për T7 ka folur rreth dënimit të klientit të tij nga Gjykata Speciale.

Nasim Haradinaj është dënuar me 4 vjet e gjysmë, një vit e 8 muaj pasi ishte arrestuar për publikimin e disa dokumenteve që i kishin shkuar në zyrë e pretendohej se në to kishte detaje për dëshmitarët e mbrojtur.

Avokati tregon për gjendjen pas dënimit dhe për bisedën që e ka pasur me Haradinajn një ditë para se të mbahej gjyqi ndaj tij.

“Është gjithmonë e vështirë, ato momentet e para, kur një person ishte dënuar në rrethanat e tilla dhe merr një dënim që mund ta përshkruajmë vetëm si jashtëzakonisht joproporcional. Kam takuar z. Haradinaj një ditë më parë, në njësinë e paraburgimit, ku diskutuam se cilat ishin përfundimet e mundshme të seancës dhe ishte i përgatitur për dënim”, thotë Codman.

Ai tregon se Haradinaj e priste dënimin e tij, por që prisnin që dënimi të ishte më i vogël.

“Sigurisht që menduam se dënimi maksimal që do ta merrte ishte për kohën sa kishte vuajtur, por ai do të dënohej proporcionalisht por do të ishte i liruar, sepse tashmë kishte kryer një periudhë të konsiderueshme të paraburgimit”.

“Mendoj se z. Haradinaj ishte i përgatitur për më të keqën”.

Codman thotë se dënimi që u dha është më i larti i dhënë ndonjëherë për një rast të tillë.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit