Investitorët në Twitter po padisin Elon Musk dhe platformën e mediave sociale për trajtimin e ofertës së miliarderit prej 44 miliardë dollarësh, raporton BBC.
Rasti pretendon se ai ka shkelur ligjet e korporatave të Kalifornisë në një sërë mënyrash.
Shefi e Tesla-s akuzohet për “sjellje të gabuar” pasi “deklaratat e tij të rreme dhe manipulimi i tregut kanë krijuar “kaos” në selinë e Twitter në San Francisko”.
Aksionet e Twitter janë rreth 27% më të ulëta se çmimi i ofertës prej 54,20 dollarësh të zotit Musk.
Në padi thuhet gjithashtu se Musk përfitoi financiarisht duke vonuar zbulimin e aksioneve të tij të rëndësishme në Twitter dhe planin e tij për t’u bërë anëtar bordi i kompanisë.
Gjithashtu se disa postime në Twitter të postuara nga Musk, i cili është një përdorues i rregullt i Twitter me më shumë se 95 milionë ndjekës, ishin “mashtruese”.