-sidi education-spot_img
19.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

BBC: Jagland nën hetim për korrupsion pas lidhjeve me Epstein

Kryesoret

Ish-kryeministri i Norvegjisë, Thorbjørn Jagland, është bërë subjekt i një hetimi për korrupsion nga Policia e Norvegjisë pas përmendjes së tij në dosjet e publikuara të Jeffrey Epstein, të cilat lidhin emra të njohur në politikë dhe diplomaci.

Jagland, i cili ka mbajtur pozita të larta si kryeministër dhe sekretar i Përgjithshëm i Këshillit të Evropës, dyshohet për marrjen e dhuratave dhe favoreve të tjera që mund të kenë pasur ndikim në pozitat e tij.

Artikulli i Plotë:

Policia në Norvegji ka hapur një hetim për korrupsion ndaj ish-kryeministrit të vendit, Thorbjørn Jagland, lidhur me dyshimet për lidhje të tij me të ndjerin Jeffrey Epstein, i dënuar për krime seksuale. Një njësi speciale e policisë norvegjeze, e cila po analizon dosjet e Epstein, të publikuara së fundmi në SHBA, tha se 75-vjeçari dyshohet për “korrupsion të rënduar”.

Policia njoftoi se i ka kërkuar tashmë Ministrisë së Jashtme të heqë imunitetin e tij, të cilin Jagland e gëzon për shkak të rolit të mëparshëm si diplomat i lartë ndërkombëtar. Jagland ka qenë gjithashtu ish-kryetar i Komitetit Norvegjez të Nobelit dhe ka shërbyer për 10 vjet si sekretar i Përgjithshëm i Këshillit të Evropës.

Avokati i tij deklaroi se do të bashkëpunojnë plotësisht me hetimin. Pål K. Lønseth, kreu i Økokrim – njësia për krime ekonomike që po heton Jagland – tha: “Ne vlerësojmë se ka baza të arsyeshme për hetim, duke pasur parasysh se ai ka mbajtur postet e kryetarit të Komitetit të Nobelit dhe Sekretarit të Përgjithshëm të Këshillit të Evropës gjatë periudhës që mbulojnë dokumentet e publikuara”.

“Ndër të tjera, Økokrim do të hetojë nëse janë marrë dhurata, udhëtime apo hua në lidhje me pozicionin e tij”.

Policia shtoi se detaje të tjera do të jepen “në një fazë të mëvonshme”. Ministri i Jashtëm i Norvegjisë, Espen Barth Eide, tha se ishte “e rëndësishme që faktet e kësaj çështjeje të dalin në dritë”. Ai shtoi se Oslo do t’i kërkojë Këshillit të Evropës që t’i hiqet imuniteti Jaglandit. Avokati i Jaglandit, Anders Brosveet, e mirëpriti hapjen e hetimit.

“Bazuar në atë që kemi gjetur deri tani, jemi të sigurt për rezultatin,” tha ai për agjencinë e lajmeve Reuters.

Veçmas, Brosveet i tha portalit norvegjez VG se ai dhe klienti i tij do t’i dorëzojnë “gjetjet kryesore dhe dokumentacionin që kemi” Økokrim-it sa më shpejt që të jetë praktikisht e mundur. Jagland ka qenë kryeministër i Norvegjisë në vitet 1996–97 dhe sekretar i përgjithshëm i Këshillit të Evropës nga viti 2009 deri në 2019. Ai ka drejtuar gjithashtu Komitetin Norvegjez të Nobelit në periudhën 2009–2015.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit